Stuhi të forta kanë përfshirë komunën e Junikut

Stuhi të forta kanë përfshirë komunën e Junikut

Komuna e Junikut është përfshirë nga stuhi të forta pasditen e sotme, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës dhe dëme në rrjetin energjetik, probleme të cilat Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me kompaninë KESCO po mundohet t’i evitoj, mirëpo mbetet shqetësuese siguria e qytetarëve për çka komuna e Junikut i lut qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe vetëm në raste emergjente të i ekspozohen hapësirave të hapura që përbëjnë rrezik për ta.

“Komuna e Junikut respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve të mira për qytetar.

Lusim qytetarët të jenë të kujdesshëm.

Kontakti Emergjent:

049/760-268 dhe 049/760-288”, thuhet në njoftimin e komunës së Junikut./Motilokal.com