Itali, shërohet gruaja e parë, që u infektua me koronavirus

Itali, shërohet gruaja e parë, që u infektua me koronavirus

Alessio D'Amato këshilltar Rajonal për Shëndetësi në Rajonin e Lazios, ka njoftuar se një shtetase kineze ishte shtruar në spitalin ‘Spallanzani’ në Romë që prej fundit të muajit janar, e cil është shëruar nga koronavirusi..

D'Amato tha se gruaja kineze ishte infektuar me koronavirus së bashku me burrin e saj, por tani gjendja e saj është e mirë dhe stabile. Në gjendje shumë të mirë është edhe burri i saj.

Këshilltari për Mirëqenie Giulio Gallera tha se ka patur gjashtë fëmijë pozitivë ndaj testeve të koronavirusit në Lombardi, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e mirë dhe stabile./Motilokal.com