Parashikimi për çmimin e naftës – çfarë na pret gjatë vitit 2024 dhe 2025?

Parashikimi për çmimin e naftës – çfarë na pret gjatë vitit 2024 dhe 2025?

Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA (EIA) rishikoi me ulje çmimin e naftës së papërpunuar Brent për 2024 dhe 2025, duke potencuar rritje në inventarët global të naftës gjatë gjithë vitit, raporton Anadolu.

Në Perspektivën e saj Afatshkurtër të Energjisë (STEO) të publikuar të martën, agjencia tha se inventarët globalë të naftës u rritën me një mesatare prej 700 mijë fuçi në ditë (bpd) në 2023.

Agjencia parashikon që shkurtimet e prodhimit të OPEC+ do të çojnë në tërheqje të inventarit global të naftës gjatë shkurtit dhe marsit, duke rezultuar në një tërheqje mesatare prej 0.8 milionë fuçi në ditë në tremujorin e parë të 2024, duke vënë presion për rritje të çmimit të naftës në muajt e ardhshëm.

Pas një periudhe tregu relativisht të balancuar për pjesën tjetër të vitit, EIA parashikon se tregu do të kthehet gradualisht në rritje të moderuar të inventarit vitin e ardhshëm, pasi rritja e prodhimit të naftës do të tejkalojë ngadalësimin e rritjes së kërkesës për naftë.

Megjithatë, rënia e inventarëve në tremujorin e parë të vitit 2024 do të rrisë çmimet e naftës në intervalin mesatar prej 80 dollarësh për fuçi, përpara se të shfaqen presione të lehta në rënie të çmimeve gjatë pjesës së mbetur të vitit, siç ishte parashikuar.

EIA parashikon që Brent do të arrijë në 82,42 dollarë për fuçi dhe brendi amerikani West Texas Intermediate (WTI) do të arrijë në 77,68 dollarë për fuçi në 2024. Këto shifra ishin 82,49 dollarë, përkatësisht 77,99 dollarë në raportin e muajit të kaluar.

Për vitin e ardhshëm, agjencia pret që nafta e papërpunuar Brent të jetë mesatarisht 79,48 dollarë për fuçi dhe WTI mesatarisht 74,98 dollarë për fuçi.

Prodhimi i naftës së papërpunuar në SHBA është rishikuar me ulje

Prodhimi global i naftës pritet të rritet me 550 mijë fuçi në ditë në vitin 2024 në 102,3 milionë fuçi në ditë dhe me 1.87 milionë fuçi në ditë në vitin 2025 për të arritur në 107,17 milionë fuçi në ditë.

Skadimi i objektivave aktuale të prodhimit të OPEC+ në fund të vitit 2024 do të kontribuojë në rritjen e ofertës.

Megjithatë, agjencia pret që rritja të jetë e kufizuar, sepse Arabia Saudite dhe vendet e tjera të OPEC+ do të mbajnë një nivel të shkurtimeve në përpjekje për të balancuar tregjet.

Rritja e prodhimit të vendeve jashtë OPEC-ut do të jetë mesatarisht 1.2 milionë fuçi në ditë në vitin 2025, e udhëhequr nga SHBA-ja, Kanadaja, Brazili dhe Guajana.

Duke arritur një rekord të lartë në dhjetor 2023, prodhimi i naftës së papërpunuar në SHBA pa një rënie të lehtë në janar 2024 për shkak të mbylljeve të lidhura me motin.

Prodhimi i vendit pritet të arrijë një mesatare prej 13,1 milionë fuçi në ditë në vitin 2024, nga 12,93 milionë fuçi në ditë vitin e kaluar. Gjithashtu shifra është 110 mijë fuçi në ditë më e ulët se parashikimi i muajit të kaluar.

Vitin e ardhshëm, prodhimi i naftës së papërpunuar në vend pritet të arrijë në 13,49 milionë fuçi në ditë, me 500 mijë fuçi në ditë më pak nga parashikimi i muajit të kaluar.

Ndërkohë, kërkesa botërore për naftë parashikohet të rritet me 2,71 milionë fuçi në ditë në vitin 2024 për të arritur në 102,42 milionë fuçi në ditë në vitin 2024. Kërkesa pritet të jetë rreth 103,71 milionë fuçi në ditë në vitin 2025.

/AA/Motilokal.com