Specialistët e FSK-së bëjnë trajnime të kërkim-shpëtimit në kushte të vështira dimërore

Specialistët e FSK-së bëjnë trajnime të kërkim-shpëtimit në kushte të vështira dimërore

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se specialistët e Togut të Kërkim-Shpëtimit në Male të Gardës Kombëtare të FSK-së, kanë realizuar me sukses trajnimin rifreskues rreth teknikave të kërkim-shpëtimit malor në kushte dimërore si teknikat e avancuara të skive, metodat e kërkimit dhe qasja tek personat e ngujuar nën ortek, mbijetesa në kushte të vështira dimërore, evakuimi i personave të ngecur në teleferik duke përdorë pajisje speciale për evakuim, dhe bartja e të lënduarve me barelë dimërore.

Në njoftim thuhet se këto trajnime kanë fokus përforcimin e njohurive për të qenë të gatshëm dhe profesional për mbështetje ushtarake autoriteteve civile kur do që e kërkon nevoja.

/Motilokal.com