Më shumë se gjysma e veturave të shitura në Evropë në vitin 2023 ishin modele SUV

Më shumë se gjysma e veturave të shitura në Evropë në vitin 2023 ishin modele SUV

Modelet SUV përbëjnë 51 për qind të shitjeve totale të veturave në Evropë vitin e kaluar. Më të njohurit ishin SUV-të e qytetit të vogël dhe kompakt.

Vitin e kaluar, modelet SUV ishte më e popullarizuara në mesin e blerësve evropianë. Sipas një raporti të botimit Automotive News Europe, 51 për qind e shitjeve totale të veturave në Kontinentin e Vjetër në vitin 2023 përfaqësoheshin nga SUV. Krahasuar me vitin 2022, shitjet e këtyre automjeteve në Evropë u rritën me 19 për qind.

Veturat më të njohura në mesin e evropianëve ishin veturat e vogla të qytetit (Yaris Cross, Puma, Kamiq...) dhe SUV-të e mesme (Tucson, Tiguan, Peugeot 3008...), një segment që dikur zinin veturat kompakte ose më mirë "modele të klasit Golf". Duke parë shifrën totale, automjetet nga këto dy segmente shumë të njohura janë shitur në 4.1 milion njësi vitin e kaluar.

Gjithashtu, segmenti i SUV-ve të mëdhenj dhe premium u rrit me 31 për qind krahasuar me vitin 2022, me 843,939 njësi të shitura.

Edhe pse viti 2023 ishte një vit shumë i mirë për SUV-të, ka mundësi që ky treg të ngecë nga ky vit. Për shkak të rritjes së përmasave të veturave të reja nga viti në vit, veçanërisht SUV-ve, Bashkimi Evropian po mendon të kufizojë përmasat e veturave të ardhshme, por edhe të vendosë disa kufizime të tjera.

Për shembull, në disa qytete të mëdha si Parisi, pronarët e këtyre veturave do të tarifohen tre herë më shumë për parkimin publik sesa për veturat e zakonshme nga ky vit.

/Motilokal.com