Maqedonia goditet nga erërat e forta, raportohet për dëme materiale në Shkup

Maqedonia goditet nga erërat e forta, raportohet për dëme materiale në Shkup

Maqedonia e Veriut mbrëmë është goditur nga erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu. Në Shkup erërat kanë shkaktuar edhe dëme materiale në disa lagje.


Në lagjen Karposh era ka rrëzuar kulmin e një ndërtese, janë shkulur drunj, ndërsa në disa lagje është ndërprerë edhe energjia elektrike. Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga këto erëra./Motilokal.com