Një grup balenash vrasëse kanë ngelur në një zonë me akull në brigjet e Japonisë.
Pamjet me dron tregojnë një grup prej të paktën 10 balenash, ndodhen të bllokuara rreth gjysmë milje (0.8 km) nga brigjet e Rausu, në Hokkaido.
Kafshët duken të grumbulluara së bashku dhe duket se nxjerrin kokën nga uji për të marrë frymë.
Shumë grupe për mbrojtjen e kafshëve kërkuan që të ndihmoheshin urgjentisht dhe njëri prej tyre filloi një peticion për dërgimin e menjëhershëm të një akullthyesi në atë pjesë të detit, raportoi BBC.
Pashë rreth 13 balena vrasëse që nxirrnin kokën nga një çarje në akull. Ata duket se po luftojnë për të marrë pak ajër. Dukej sikur ishin tre apo katër këlyshë, tha një aktivisti që kapi pamjet për NHK.
Megjithatë, përfaqësuesit e Rojës Bregdetare raportuan se si duket sikur balenat janë çliruar nga kafazi i akullit sepse akulli është zhdukur pjesërisht.
“Besojmë se ato arritën të shpëtojnë shëndoshë e mirë’, tha një zyrtar.
Ndryshe nga shumica e gjitarëve të mëdhenj detarë, balenat nuk mund të qëndrojnë nën ujë për një kohë të gjatë, por duhet të dalin në sipërfaqe çdo disa minuta.
/Motilokal.com
