Parashikimi i motit të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Parashikimi i motit të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Moti të premten në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Gjatë ditës së premte në Shqipëri pritet mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Në disa zona të vendit priten riga lokale shiu.

Të shtunë parashikohet mot me vranësira e intervale me diell dhe reshje të dobëta shiu të shoqëruara me erëra të forta.

Dita e fundit e javës e diela do të jetë me mot kryesisht të vranët e reshje shiu, vende-vende në formën e stuhive dhe erëra të forta.

/Motilokal.com