Përkeqësohet moti në Shqipëri - Drejtoria Detare jep njoftim të rëndësishëm

Përkeqësohet moti në Shqipëri - Drejtoria Detare jep njoftim të rëndësishëm

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjitha mjetet e vogla lundruese si edhe për anijet e peshkimit.

Për shkak të përkeqësimit të motit përgjatë bregdetit Shqiptar në ditët në vijim datat 9, 10, 11 dhe 12 shkurt, Drejtoria Detare bën me dije se duke filluar nga nesër ora 14:00 e deri më 12 shkurt do të ndalohet lundrimi përgjatë bregdetit shqiptar për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Ndërkaq anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Sakaq Drejtoria e Përgjithshme Detare thekson se nëse do të ketë ndryshim oraresh apo ndërprerje të lundrimit për anijet e transportit ndërkombëtar, do të ketë një njoftim të dytë.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.


/Motilokal.com