KUJDES! Priten erëra të forta

KUJDES! Priten erëra të forta

Moti sot dhe dy ditët në vijim pritet të jetë i ndryshueshëm në Kosovë, me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale shiu. Gjatë këtyre ditëve parashihen erëra të forta nga jugperëndimi dhe jugu.

Erëra të forta priten edhe në Shqipëri nga drejtimi i juglindjes. Po ashtu në bregdetin shqiptar do të ketë valë të lartë, ku nga Drejtoria Detare ka ndaluar lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Mot me erëra të forta pritet edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Gjatë këtyre ditëve shpejtësia e erës pritet deri në 70 km/h dhe duhet patur kujdes nga çatitë e ndërtesave dhe pemët e larta dhe të vjetra.

/Motilokal.com