Ky është parashikimi i motit këtë fundjavë në Gjermani

Ky është parashikimi i motit këtë fundjavë në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me vranësira, diell, reshje shiu dhe erëra.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe erëra mesatarisht të forta. Temperaturat do të lëvizin prej 7 deri në 12 °C. E diela parashihet me mot kryesisht të vranët e reshje lokale shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 5 deri në 9 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet pjesërisht me vranësira e periudha me diell, ndërsa në mbrëmje vonë priten reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 4 deri në 14 °C. E diela pritet të jetë me mot pjesërisht me vranësira dhe erëra. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 8 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me vranësira, në mbrëmje priten reshje lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 7 deri në 10 °C. E diela parashihet të jetë me reshje lokale shiu paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re dhe erëra. Termometri pritet të shënon temperatura prej 4 deri në 6 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira dhe diell. Temperaturat do të luhatën nga 4 deri në 8 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re e intervale me diell dhe riga lokale shiu. Temperatura do të lëvizin prej 4 deri në 5 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë me vranësira e diell. Temperaturat do të lëvizin prej 7 deri në 13 °C. E diela parashihet mot pjesërisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 8 deri në 10 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë me mot pjesërisht me re, në mbrëmje prite reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 5 deri në 11 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me riga lokale shiu dhe erëra mesatarisht të forta. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 9 °C.

/Motilokal.com