Ky është parashikimi i motit këtë fundjavë në Zvicër

Ky është parashikimi i motit këtë fundjavë në Zvicër

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë pjesërisht me re e periudha me diell dhe riga të dobëta shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 6 deri në 9 °C. E diela do të jetë me reshje lokale shiu dhe erëra mesatarisht të forta. Termometri pritet të shënon temperatura prej 6 deri në 10 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë pjesërisht me vranësira e periudha me diell, në mbrëmje me reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 3 deri në 9 °C. Dita e diel parashihet të mbajë me vranësira e intervale me diell dhe riga lokale shiu të shoqëruara me erëra. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 9 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot me reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 7 °C. Moti të dielën parashihet kryesisht me vranësira e shi. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 7 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot me reshje të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 5 deri në 8 °C. Të dielën pritet mot me shi. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 6 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot me reshje shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 7 deri në 8 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë pjesërisht me re dhe intervale me diell. Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 12 °C.

/Motilokal.com