Ky është moti për ditën e shtunë në Shqipëri

Ky është moti për ditën e shtunë në Shqipëri

Gjatë ditës së shtunë Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës si dhe vranësira në pjesën tjetër të ditës. Në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Ndërsa reshje shiu me intensitet më të lartë parashihen në zonat malore. Vlen të theksohet se gjatë kësaj dite do të ketë erëra të forta.

Termometri të shtunën pritet të shënojë temperatura prej 12 deri në 17 °C, ndërsa në zonat malore 5 deri në 8 °C.

/Motilokal.com