Moti përgjatë javës në Kosovë

Moti përgjatë javës në Kosovë

Moti në Kosovë do të karakterizohet me diell dhe vranësira të dendura. Gjysma e parë e kësaj jave do të jetë kryesisht me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe intervale kohore me diell.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin ndërmjet 20 deri në 25 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të perëndimit.

Mëngjesi i së martës do të jetë me reshje të lehta shiu, ndërsa mesdita dhe mbrëmja do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat pritet të sillen ndërmjet 18 deri në 26 °C.

E mërkura do të ketë mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave, të cilat do të lëvizin ndërmjet 19 deri në 28 °C. /Motilokal.com/