Paralajmërim për erëra të forta, Komuna e Prishtinës vendos izolimin e objektit në Arbëri

Paralajmërim për erëra të forta, Komuna e Prishtinës vendos izolimin e objektit në Arbëri

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se nesër (e diel do ta izolojë zonën rreth objektit të Komunës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar për nesër erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.

“Sipas parashikimeve meteorologjike për nesër e diel 11 Shkurt 2024, parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca kërkon nga qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve.

Komuna ka publikuar edhe numrat e telefonit që në çdo rast rreziku të raportojnë në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit:

0800 112 33 ose 0800 112 44


/Motilokal.com