Parashikimi i motit këtë javë në Shqipëri

Parashikimi i motit këtë javë në Shqipëri

Moti në ditët e para të javës në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Dita e parë e javës e hëna do të mbajë mot me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin. Reshje bore parashihen në viset malore në veri, verilindje dhe juglindje të Shqipërisë.

Të martën pritet mot me vranësira dhe diell, ku parashihen edhe reshje lokale shiu.

E mërkura parashikohet të jetë me mot kryesisht i kthjellët me diell.

/Motilokal.com