Parashikimi i motit për këtë fillim të javës në Kosovë

Parashikimi i motit për këtë fillim të javës në Kosovë

Java në Kosovë fillon me mot kryesisht të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bore.

Moti të hënën parashihet me vranësira, periudha me diell dhe reshje lokale shiu. Ndërsa në viset malore priten reshje bore.

Dita e martë do të mbajë pjesërisht me vranësira e diell dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore me borë.

E mërkura parashikohet me mot të ndryshueshëm, me riga lokale shiu, ndërkaq në viset malore reshje bore.

/Motilokal.com