Është një pyetje që shumë prej nesh e bëjnë kur kapen në një rrebesh shiu, a është më mirë të vrapojmë dhe të arrijmë në strehë më shpejt, apo vrapimi do të thotë që hasim më shumë pika shiu dhe lagemi?
Sasia e shiut që bie në majë të kokës çdo sekondë varet vetëm nga sa i fortë po bie shi. Pra, megjithëse vrapimi më i shpejtë nuk do të ndryshojë shpejtësinë me të cilën laget, do t'ju bëjë të strehoheni më shpejt, duke minimizuar ekspozimin tuaj ndaj shiut dhe duke ju mbajtur më të thatë.
Ndërkohë, ndërsa niseni për në strehë, pjesa e përparme e trupit gjithashtu kalon shiun dhe laget. Por sasia totale e shiut që kaloni varet vetëm nga distanca midis jush dhe strehës e nuk ka të bëjë fare me shpejtësinë tuaj.
Gjërat bëhen më të komplikuara ndërsa shtoni efektin e shpejtësisë dhe drejtimit të erës, por si rregull, përgjigjja intuitive është e drejtë, vraponi drejt strehës më të afërt sa më shpejt që të jetë e mundur.
/Motilokal.com
