Në aeroportin ‘Adem Jashari’ mjekët po kontrollojnë pasagjerët e ardhur nga Italia

Në aeroportin ‘Adem Jashari’ mjekët po kontrollojnë pasagjerët e ardhur nga Italia

Pas përhapjes se koronavirusit në Itali dhe një numri të madh bashkatdhetarësh që jetojnë në këtë shtet, Institutit i Shëndetit Publik, ka rritur numrin e ekipeve mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF Lipjan, Drenas dhe Fushë-Kosovë të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sot nga Verona e Italisë, sipas protokoleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhëtarët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes. Udhëtarët megjithatë janë rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi duke evituar kontaktet e afërta me persona tjerë dhe të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së çdo udhëtar që ka ardhur sot nga Verona e Italisë do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka dalë edhe drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani për të parë nga afër situatën.

Ndryshe, në Itali deri me tani janë regjistruar 456 raste me të infektuar dhe të paktën 12 kanë vdekur nga koronavirusi./Motilokal.com

Image may contain: 4 people

Image may contain: one or more people