Moti i keq që përfshiu Shqipërinë në fundjavë ka sjell edhe reshjet e borës në viset malore. Në Bogë-Theth vazhdojnë ende reshjet e borës me intensitet të lartë.
Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave.
ARRSH thekson se rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.
“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.
/Motilokal.com
