Dënohet me 300 euro gjobë personi i cili hodhi mbeturina në një rrugë në Prishtinë

Dënohet me 300 euro gjobë personi i cili hodhi mbeturina në një rrugë në Prishtinë

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka dënuar me 300 euro një qytetar i cili kishte hedhur mbeturinat anash një rruge në Prishtinë.

Në njoftimin e Inspektoratit të kryeqytetit thuhet se qytetari është detyruar të pastrojë hapësirën në të cilën kishte hedhur mbeturinat.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të veprimeve të papërgjegjshme të disa qytetarëve të cilët zbrazin mbeturinat kudo në kryeqytet, duke e ndotur ambientin por edhe duke e krijuar një imazh të shëmtuar të kryeqytetit. Inspektorati i kryeqytetit duke ndjekur ankesat e qytetarëve të shfaqura edhe në rrjete sociale, ka arritur të identifikojë personin si në videon e mëposhtme. Inspektorët kompetentë kanë gjobitur të njëjtin në vlerë prej 300 eurosh dhe e kanë detyruar të njëjtin që të pastrojë hapësirën në të cilën kishte hedhur mbeturinat”, thuhet në njoftim

Në komunikatë thuhet se në ditët në vijim inspektorati do të vazhdojë kontrollet në zona të ndryshme në kryeqytet.


/Motilokal.com