Një lajm i gëzueshëm! Shërohen tre pacientë në Romë nga koronavirusi, ilaçi kundër Ebolës i jep shpresë mjekësisë

Një lajm i gëzueshëm! Shërohen tre pacientë në Romë nga koronavirusi, ilaçi kundër Ebolës i jep shpresë mjekësisë

Në Itali deri me tani kanë humbur jetë 14 të infektuar nga koronavirusi dhe raportohet me mbi 500 të tjerë janë të infektuar.

Por, një lajm i gëzueshëm ka lënë vend për shpresë! Mediet italiane kanë raportuar se tre pacientë në Romë janë shëruar, ku madje dy prej tyre (një çift kinez) u është ndërprerë trajtimi intensiv.

Siç raportojnë mediet italiane mësohet se deri të shërimi ka ardhur pas mjekët kanë përdorur një ilaç eksperimental të prodhuar në SHBA me autorizim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, saktësisht Remdesivir-it.

Remdesivir- i është një antiviral i prodhuar nga Gilead Sciences, i studiuar sa i takon luftës kundër Ebolës, që duket se po shfaq gjurmë pozitive edhe në përballjen me koronavirusin. Ilaçi në fjalë do të përdoret edhe në Kinë, veçanërisht në Wuhan ku gjenden rastet më të rënda dhe rezultatet e mjekimit do të shpallen në prill./Motilokal.com