Ja si pritet të mbajë moti të mërkurën në Shqipëri

Ja si pritet të mbajë moti të mërkurën në Shqipëri

Gjatë ditës së mërkurë moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore. Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur apo mjegullinës.

Termometri të mërkurën pritet të shënojë temperatura prej 2 deri në 15 °C.

/Motilokal.com