Gjobitet me 200 euro personi që hodhi rrobalarësen nga ballkoni

Gjobitet me 200 euro personi që hodhi rrobalarësen nga ballkoni

Në faqen “Vrojtuesit e lagjes” të mërkurën është publikuar një Video ku shihet një person duke hedhur pajisje shtëpiake me konkretisht rrobalarësen nga ballkoni i një objekti shumëkatësh.

Personi i cili ka hedhur këto mbeturina është gjobitur me 200 euro. Komuna e Prishtinës ka njoftuar se i dyshuari i ka hedhur këto mbeturina nga ballkoni i një objekti, duke rrezikuar kalimtarët e rastit.

“Inspektorët e Inspektorati i Kryeqytetit kanë gjobitur me 200 euro personin i cili ka hedhur në mënyrë të rrezikshme mbeturinat inerte nga ballkoni i një objekti duke rrezikuar kalimtarët e rastit. Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hidhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”, thuhet në njoftimin e komunës.


/Motilokal.com