Në lagjen Qëndresa të Prishtinës, një situatë alarmante që po i shqetëson banorët është kontaminimi i kanalit Ibër Lepenc nga ujërat e zeza. Kjo çështje ka ngritur shqetësime serioze në mes të banorëve të kësaj zone.
Banorët që jetojnë në afërsi të kanalit Ibër Lepenc në lagjen Qëndresa në Prishtinë janë në hall të madh pasi po përballen me erën e rëndë që kundërmon në këtë pjesë, si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza në këtë kanal.
Ky fenomen ka shkaktuar panik dhe shqetësim për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke detyruar ata të marrin masa për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre.
Me rritjen e temperaturave, kjo situatë po përkeqësohet edhe më shumë, ku banorët po bëjnë thirrje për veprime të menjëhershme për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e tyre. Ata janë të vendosur të mbrojnë të drejtën e tyre për një mjedis të pastër dhe të sigurt dhe janë gati të ndërmarrin hapa të nevojshëm për sigurinë e tyre.
Motilokal.com ka realizuar një video dhe fotografi nga afër të kësaj situate vërtetë shqetësuese si për banorët ashtu edhe për mjedisin.
Këtu kliko për të parë VIDEO
/Motilokal.com
