Ja si pritet të mbajë moti të shtunën dhe dielën në Gjermani

Ja si pritet të mbajë moti të shtunën dhe dielën në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me vranësira, diell, reshje shiu dhe erëra.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira e riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 7 deri në 9 °C. E diela parashihet me mot kryesisht të vranët e periudha me diell. Temperatura pritet të luhaten nga 1 deri në 9 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 9 deri në 10 °C. E diela pritet të jetë me mot të kthjellët paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me vranësira e riga të dobëta shiu. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 11 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 7 deri në 12 °C. E diela parashihet të jetë me reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 5 deri në 10 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira dhe diell. Temperaturat do të luhatën nga 4 deri në 7 °C. Dita e diel do të mbajë mot me shi. Temperatura do të lëvizin prej 4 deri në 9 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë me vranësira e diell. Temperaturat do të lëvizin prej 8 deri në 10 °C. E diela parashihet mot me shi. Temperatura pritet të luhaten nga 7 deri në 11 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 5 deri në 11 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 1 deri në 11 °C.

/Motilokal.com