Moti të shtunën në Bazel do të mbajë pjesërisht me re e periudha me diell. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 9 deri në 10 °C. E diela do të jetë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 5 deri në 12 °C.
Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje të lehta shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 6 deri në 9 °C. Dita e diel parashihet të mbajë me vranësira e intervale me diell dhe riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 10 °C.
Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 12 °C. Moti të dielën parashihet kryesisht me vranësira e diell, në mbrëmje me reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 11 °C.
Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me vranësira. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 6 deri në 12 °C. Të dielën pritet mot me vranësira e diell. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 10 °C.
Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 7 deri në 18 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë pjesërisht me re dhe intervale me diell. Temperaturat do të luhaten nga 5 deri në 15 °C.
/Motilokal.com
