Moti në ditët e para të javës në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.
Dita e parë e javës e hëna do të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira.
Të martën pritet mot me vranësira dhe periudha me diell, ku parashihen edhe reshje lokale shiu.
E mërkura parashikohet të jetë me mot të ngjashëm me të martën.

/Motilokal.com
