Java në Kosovë fillon me mot kryesisht të ndryshueshëm, me vranësira, diell, riga shiu dhe mundësi për fjolla bore në viset malore.
Moti të hënën parashihet me mjegull e vranësira në mëngjes, ndërsa gjatë ditës me diell.
Dita e martë do të mbajë mot kryesisht me vranësira e riga lokale shiu, ndërkaq në viset malore parashihen fjolla bore.
E mërkura parashikohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira e periudha me diell dhe riga lokale shiu.

/Motilokal.com
