Japonia lëshon satelitin e parë prej druri për të luftuar ndotjen

Japonia lëshon satelitin e parë prej druri për të luftuar ndotjen

Shkencëtarët nga Universiteti i Kiotos në Japoni kanë bërë një satelit të vogël nga druri i magnolisë, të quajtur LignoSat, për të reduktuar ndotjen në hapësirë.

Kjo pemë ka treguar rezistencë ndaj kushteve hapësinore në teste dhe sateliti pritet të lëshohet në një raketë amerikane këtë verë, transmeton Gaurdian.

Nëse LignoSat demonstron stabilitet në orbitë, ekziston mundësia e përdorimit më të madh të drurit si material ndërtimi për më shumë satelitë.

Vlerësohet se më shumë se 2000 anije kozmike do të lëshohen çdo vit në vitet e ardhshme dhe alumini, i cili tani përdoret për prodhimin e satelitëve, së shpejti mund të përbëjë probleme të mëdha mjedisore pasi digjet me rihyrjen në atmosferë.

Një studim i fundit i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Kolumbisë Britanike zbuloi se alumini mund të shkaktojë dëme serioze në shtresën e ozonit që mbron Tokën nga rrezatimi ultravjollcë i diellit dhe mund të ndikojë në sasinë e dritës së diellit që udhëton nëpër atmosferë, e cila mund të shmanget duke përdorur satelitët prej druri, shkruan Euronews.

/Motilokal.com