Shi dhe borë – mësoni më shumë si do të jetë moti këtë fundjavë në Kosovë

Shi dhe borë – mësoni më shumë si do të jetë moti këtë fundjavë në Kosovë

Moti në Kosovë për këtë fundjavë do të mbajë kryesisht vranët dhe me shi, e me kalimin e frontit të ftohtë gjatë ditës nga rrafshi i Kosovës mundësi edhe për borë. Në vise kodrinoro-malore vetëm borë.

Paraditja e ditës së premte do të mbajë me reshje shiu dhe bore, kurse pasditja pjesërisht me re . Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 9 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit.

E shtuna do të ketë mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej -3 deri në 6 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit.

E diela do të mbajë mot të kthjellët në mëngjes, ndërsa në mesditë pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 2 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jugperëndimit./Motilokal.com