Hedhja e mbeturinave nga veturat në rrugë, Kumbaro: Pamje e shëmtuar, e rrezikshme dhe gjobë

Hedhja e mbeturinave nga veturat në rrugë, Kumbaro: Pamje e shëmtuar, e rrezikshme dhe gjobë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro apeloi sot drejtuesit e automjeteve që të heqin dorë nga hedhja e mbeturinave në rrugë.

Kumbaro falënderoi Policinë e Shtetit që reagon menjëherë ndaj çdo denoncimi për ndotje mjedisore.

Ministrja iu referua rastit flagrant në Lushnjë, ku një drejtues automjeti u gjobit me 400 mijë lekë, pasi hodhi mbeturina në rrugë.

“E hodhe shishen nga vetura? Ta gëzosh gjobën dhe me mend në kokë herë tjetër!

Faleminderit Policisë së Shtetit që reagon menjëherë ndaj çdo denoncimi për ndotje mjedisore, sepse s’mund të vazhdojmë më me këto pamje që përveçse të shëmtuara, janë edhe të rrezikshme”, u shpreh Kumbaro.

“400 mijë lekë gjobë për automjetin që hodhi plehra në rrugë dhe thirrje për të gjithë shoferët e pasagjerët që të heqin dorë nga vesi i hedhjes së plehrave nga xhami i veturës, se rrugët nuk janë të hasmit, por tonat”, përfundoi ministrja Kumbaro.

KLIKO: VIDEO

/Motilokal.com