Energjia bërthamore po kthehet

Energjia bërthamore po kthehet

Energjia bërthamore po bën një rikthim të madh në mbarë botën, tha të hënën kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) Fatih Birol, duke veçuar Francën, Azinë, Amerikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

Kjo vlen për Francën, Azinë, Amerikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe vende të tjera, tha Birol.

"Pas pushtimit rus të Ukrainës, shumë vende kuptuan rëndësinë e energjisë bërthamore në kombinim me burimet e rinovueshme të energjisë, prodhimin vendas të energjisë elektrike", theksoi Birol përpara takimit ministror të planifikuar për të martën.

Nga ana tjetër, Gjermania e shkëputi reaktorin e fundit bërthamor nga rrjeti vitin e kaluar dhe kreu i IEA beson se Berlini duhet ta rishqyrtojë këtë vendim.

“Sikur të isha në pozitën e qeverisë në një vend me një teknologji me rezultate të patëmetë, pa asnjë sfidë, dhe të hiqja dorë prej saj dhe të shqyrtoja opsionet që do të rrisin varësinë time nga vendet e tjera dhe emetimet (të gazrave të dëmshëm), do të mendoja dy herë”, u shpreh Birol.

Para pushtimit rus të Ukrainës, qeveria belge ndoqi një politikë të ngjashme, por ata ndryshuan mendje, theksoi ai.

Mbetjet bërthamore janë një sfidë serioze, pranoi ai, por mund të zgjidhet dhe, sipas tij, nuk është arsye për të refuzuar teknologjinë (bërthamore).

/Motilokal.com