Shqipëri, 261 mjete elektrike të regjistruara në janar 2024

Shqipëri, 261 mjete elektrike të regjistruara në janar 2024

Statistikat e muajit janar të këtij viti tregojnë një trend pozitiv në pëlqimet e blerësve shqiptarë si në llojin e mjeteve, ashtu dhe në tipologjinë e tyre kundrejt ndotjes së ambientit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se nga totali i 6.660 mjeteve 0 km të regjistruara për herë të parë 61.4 % janë elektrik hybrid plug-in, 81 % më shumë krahasuar me vitin 2023, 32 % janë tërësisht elektrike, ku 87 % e tyre janë autovetura, 433 % më shumë krahasuar me vitin 2023 dhe 261 është numri e mjeteve të regjistruara tërësisht elektrike për janar 2024, 770 % më shumë krahasuar me 2023”.

“Impakti mjedisor nga regjistrimet për herë të parë 344,520 kg CO2/vit më pak dhe 11,484 pemë të shëndetshme”, tha DPSHTRR.

Gjatë vitit 2023 u numëruan 3321 mjete elektrike aktive, nga të cilat 1813 mjete të regjistruara për herë të parë.

Në total flota e veturave elektrike në janar 2024 arriti në 3580 mjete, me një rritje prej 1946 % në krahasim me vitin 2019.

/Motilokal.com