Mot me vranësira dhe reshje shiu për këtë fundjavë në Mal të Zi

Mot me vranësira dhe reshje shiu për këtë fundjavë në Mal të Zi

Moti për ditën e premte në Mal të Zi, do të mbajë paraditja me reshje shiu, pasditja pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 11 °C. Era do të fryjë 7 m/s në drejtim perëndimit.

Dita e shtunë do të ketë mot të kthjellët dhe pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 4 deri në 11 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të verilindjes.

Ndërkaq e diela do të jetë mot me shi. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 7 deri në 12 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të lindje-juglindjes. /Motilokal.com