Shitja e automjeteve në Evropë shënon rritje në janar

Shitja e automjeteve në Evropë shënon rritje në janar

Numri i regjistrimeve të automjeteve të reja ka shënuar rritje me 12.1 për qind në janar me bazë vjetore në tregun e BE-së, duke u rimëkëmbur nga rënia në dhjetor 2023, njoftoi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave, raporton Anadolu.

Muajin e kaluar, 851.690 njësi veturash u regjistruan në vendet e unionit prej 27 anëtarësh, tha shoqata.

Të gjitha tregjet kryesore evropiane, përfshirë Gjermaninë (19.1 për qind), Italinë (10.6 për qind), Francën (9.2 për qind) dhe Spanjën (7.3 për qind), shënuan rritje të ndjeshme.

Automjetet elektrike

Muajin e kaluar, midis shitjeve të veturave të reja, pjesa e tregut të veturave me energji elektrike arriti në 10.9 për qind kundrejt 9.5 për qind në janar 2023.

Regjistrimet e automjeteve elektrike u rritën 28.9 për qind në 92.741 njësi në bazë vjetore në janar.

Shitjet e veturave hibride-elektrike u rritën gjithashtu me 23.5 për qind gjatë të njëjtës periudhë në 245.068 njësi.

/AA/Motilokal.com