2,859 të vdekur dhe 83,385 të infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën

2,859 të vdekur dhe 83,385 të infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën

Që nga përhapja e koronavirusit vitin e kaluar e deri më tani kanë vdekur rreth 2,859 persona dhe janë infektuar 83,385, ky është bilanci i të prekurve me këtë virus në të gjithë botën.

Sipas njoftimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vetëm ditë e djeshme, numri i vdekjeve në territorin e Kinës nga koronavirusi u rrit në 44. Prej tyre, 41 ishin në provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të virusit. Ndërkohë, jashtë Kinës ka pasur 70 vdekje të raportuara,  duke e rritur numrin global të viktimave në 2,859.

Ndërsa bilanci i vdekjeve dhe të infektuarve po rritet për çdo ditë, ka bërë që njerëzimi të gjendet nën ethet e këtij virusi që duket se po gjen dita-ditës përherë e më shumë shtrirje, Kina numëron 2,788 të vdekur dhe 78,832 raste; Koreja e Jugut 13 viktima dhe 2,022 raste, Italia 17 viktima dhe 655 të prekur, Japonia 214 të infektuar dhe 5 të vdekur, Irani 245 të prekur dhe 26 viktima, Hong Kongu 93 raste dhe 2 të vdekur, SHBA 60 raste, Kuvajti 43 raste, Tailanda 40, Bahreini 33, Tajvani 34, Gjermania 49./Motilokal.com