Një tërmet i ri me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter goditi Kroacinë rreth orës 7 të mëngjesit, ka regjistruar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).
Ky është tërmeti i katërt që regjistrohet në Kroaci që nga mëngjesi i sotëm.
Kujtojmë se rreth orës 05:00 EMSC njoftoi se është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.7, i cili ka ndodhur 24 kilometra në jugperëndim të Metkoviqit, 54 kilometra në jug të Mostarit dhe 5 kilometra në jugperëndim të Neumit në Bosnje-Hercegovinë.
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 6 kilometrash, ndërsa është ndjerë edhe në territorin e Bosnjë-Hercegovinës.
Më pas u regjistruan dy tërmete të tjera më të dobëta me magnitudë 2.6 ballë.
Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti është regjistruar edhe në Mal të Zi gjatë mëngjesit. Ai tërmet ishte me magnitudë 2.2 ballë.
/Motilokal.com
