Nëse filloni të konsumoni vezë çdo ditë, do të vini re shumë ndryshime pozitive në trupin tuaj.
Vezët mund t'ju ndihmojnë nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë. Hulumtimet kanë treguar se ato japin një ndjenjë të ngopjes, e cila çon në një reduktim të marrjes së kalorive gjatë pjesës tjetër të ditës. Një vezë përmban afërsisht gjashtë gram proteina.
Të verdhat, në veçanti, janë një burim i lëndëve ushqyese të rëndësishme si vitamina B12, vitamina D dhe kolina, të cilat janë të rëndësishme për shndërrimin e ushqimit në energji. Vezët janë të pasura me aminoacide si metionina, e cila forcon flokët dhe thonjtë.
Ato përmbajnë gjithashtu kolinë, e cila është “përgjegjëse” për kujtesën e mirë, humorin e mirë, kontrollin e muskujve dhe funksionimin e përgjithshëm të sistemit nervor. E verdha përmban dy kartenoide-luteinë dhe zeaxanthin, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e syve. Hulumtimet kanë zbuluar se ato madje mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zakonshme të syrit të lidhura me moshën.
Shumë e lidhin konsumin e vezëve me rritjen e kolesterolit. Një vezë përmban rreth 207 miligramë kolesterol, që është 69 për qind e sasisë së rekomanduar ditore. Megjithatë, marrja e kolesterolit nga ushqimi nuk lidhet drejtpërdrejt me rritjen e niveleve të kolesterolit në gjak. Hulumtimet madje sugjerojnë se ngrënia e deri në dy vezë në ditë në të vërtetë përmirëson shëndetin e zemrës.
/Motilokal.com
