32,495 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kinë

32,495 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kinë

Sipas autoriteteve shëndetësore kineze deri mëngjesin e të enjtes rreth 32,495 pacientë të infektuar me koronavirus janë liruar nga spitalet pas rekuperimit të plotë.

Nga njoftimet bëhet e ditur se vetëm të mërkurën 2,750 dolën nga spitali pas rekuperimit të plotë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në raportin e përditshëm.

Po ashtu deri mëngjesin e të enjtes në një total prej 78,497 raste të konfirmuara me koronavirus janë raportuar në 31 provincat e Kinës kontinentale, dhe 2,744 kanë vdekur nga ky virus./Motilokal.com