Moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti të premten parashikohet me vranësira dhe periudha me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit. Në zonën e jugut dhe veriperëndim reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Të shtunë parashikohet mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet do të jenë më intensitet të lartë në zonat malore, herë pas here në formën e shtrëngatave.
Dita e fundit e javës e diela do të jetë me kryesisht me vranësira e reshje shiu, vende-vende të dendura.

/Motilokal.com
