Patatet janë një ushqim i domosdoshëm në shumë familje. A keni pasur ndonjëherë dyshime nëse mund të hani patate të mbirë apo jo?
Patatet përmbajnë solaninë, një përbërës i dëmshëm alkaloid që shërben si një pesticid natyral dhe i cili është i pranishëm në përqendrim të shtuar në patatet jeshile, të dëmtuara ose të mbirë.
Shkencëtarët britanikë nga Universiteti i Linkolnit theksojnë se filizat toksike të patates mund të shkaktojnë probleme me tretjen ose dhimbje koke, ndaj duhet të ndërpriten patjetër.
Nëse patatja është e butë ose e rrudhur, duhet ta hidhni, por nëse mbetet e fortë dhe e “shëndetshme”, mund ta qëroni, nëse është e nevojshme, ta zgavroni në vendin ku ka mbirë dhe ta përdorni për të ngrënë.
Për të ngadalësuar mbirjen e patateve, ruajini ato në një vend të freskët dhe të errët, mundësisht në një kuti kartoni ose qese letre në mënyrë që ajri të qarkullojë. Patatet nuk mund të "marrin frymë" në plastikë, kështu që ato do të prishen më shpejt.
Nëse ruani një sasi të madhe patate, kontrolloni rregullisht dhe ndani ato që kanë mbirë ose zbutur në mënyrë që të mos nxisin prishjen e të tjerave. Gjithashtu, mos i ruani bashkë me qepët për të ngadalësuar plakjen për shkak të gazrave që lëshojnë.
/Motilokal.com
