Një markë e re kineze po vjen, ja për çfarë bëhet fjalë

Një markë e re kineze po vjen, ja për çfarë bëhet fjalë

Marka MG do të lansojë një nën-markë të re premium në Motor Show në Gjenevë. E quajtur Intelligent Mobility ose shkurt IM, kjo markë fillimisht do t'u ofrojë evropianëve një sedan me një autonomi deri në 800 kilometra.

Panairi i veturave në Gjenevë hap dyert për pak ditë. Më saktësisht, më 26 shkurt dhe nuk do të ketë elitë evropiane, por pushtim të markave kineze që duan të arrijnë me çdo kusht klientët evropianë. Përjashtim do të bëjnë Renault dhe Dacia dhe rumunët tashmë kanë bërë të ditur se janë duke përgatitur tre premiera botërore me Duster-in e ri në krye të paradës.

MG, marka kineze më e shitur në Evropë vitin e kaluar me më shumë se 230,000 vetura të shitura në të gjithë Kontinentin e Vjetër, duke përfshirë tregun boshnjak, do të ekspozojë gjithashtu veturat e saj në Gjenevë. Për ta panairi në Gjenevë është i një rëndësie të madhe. Gjegjësisht, gjatë panairit do të bëhet premiera botërore e modelit MG3 Hybrid, një model shumë i rëndësishëm përmasat e qytetit dhe me dizajn atraktiv.

Modeli i parë IM do të jetë një sedan premium me emetim zero i quajtur IM L6. Sipas të dhënave të disponueshme, kjo risi do të mund të porositet me dy variante baterish. Versioni i pajisur me një bateri litium-jon do të ketë një autonomi deri në 600 kilometra. Për habinë e shumë njerëzve, një bateri në gjendje të ngurtë me një elektrolit të ngurtë do të jetë në dispozicion, e cila premton një autonomi prej 800 kilometrash, sipas përfaqësuesve të kompanisë kineze.

Nën-marka e re IM do të lansohet në Evropë në vitin 2025 dhe do të fokusohet në segmentet e sedan dhe SUV.

/Motilokal.com