Gjatë ditës së shtunë moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës. Moti do të jetë i vranët por nuk do të mungojnë as intervale me diell. Reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të së shtunës me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, vende-vende parashikohen në formën e stuhive të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Termometri të shtunën pritet të shënojë temperatura prej 12 deri në 14 °C.
/Motilokal.com
