Qeveria e Kosovës ndau 400 mijë euro për masa mbrojtëse kundër koronavirusit

Qeveria e Kosovës ndau 400 mijë euro për masa mbrojtëse kundër koronavirusit

Qeveria e Republikës së Kosovës ndau sot mjete financiare në vlerë prej 400 mijë eurove për furnizimin me mjete mbrojtëse për profesionistët shëndetësor dhe mjete të tjera të nevojshme për parapërgatitjen për situatën e mundshme emergjente me epideminë “Koronavirusi” Covid-19.

Ky vendim i Qeverisë u mor pas kërkesës së Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, i cili theksoi se këto mjete duhen me qëllim të aplikimit të rekomandimeve kryesore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve dhe bazuar edhe në kërkesën e Komitetit për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë.

Ministri Vitia ka njoftuar gjatë ditës së sotme Komisionin parlamentar për shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës si dhe ekzekutivin e vendit gjithashtu për masat të cilat institucionet shëndetësore i kanë ndërmarrë me qëllim të menaxhimit të situatës epidemiologjike lidhur koronavirusin Covid-19./Motilokal.com