Gjatë ditës së diel moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës.
Moti do të jetë me reshje lokale shiu, vende-vende në formën shtrëngatave dhe rrebesheve të shpejta.
Reshje bore parashihen në Alpe në formën e stuhive, ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.
Termometri të dielën pritet të shënojë temperatura prej 10 deri në 16 °C.
/Motilokal.com
