Disa njerëz u plagosën në një përplasje zinxhirore ku përfshiheshin më shumë se 100 vetura në një pjesë të akullt të autostradës në qytetin kinez Suzhou, raportuan mediat kineze të premten, duke cituar Reuters.
Shkak i aksidentit janë kushtet ekstreme të motit, thuhet në njoftimin për media.
Pamjet dramatike nga televizioni shtetëror CCTV dhe mediat sociale treguan vetura të shumta të shkatërruara, me xhama dhe mbeturina kudo.
Gjatë javëve të fundit, pjesë të mëdha të Kinës janë goditur nga dallgët e ftohta, stuhitë dhe shiu i ftohtë, duke ndikuar në transportin ndërsa miliona njerëz udhëtojnë në shtëpi për të festuar Vitin e Ri Hënor.
Këtë javë, qeveria kineze shtoi përpjekjet e saj për të reduktuar numrin e aksidenteve të shkaktuara nga temperaturat e ftohta.
Qeveria ka nisur gjithashtu disa plane për rrjedhën më të sigurt të transportit, furnizimeve dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike në provincat dhe qytetet, duke përfshirë Pekinin, Hebein, Shanxi, Anhui dhe Hubei, raportoi agjencia e lajmeve Xinhua, duke cituar Hina.
/Motilokal.com
