Çfarë kanë parashikuar sinoptiket për këtë fundjavë në Valbonë dhe Theth?

Çfarë kanë parashikuar sinoptiket për këtë fundjavë në Valbonë dhe Theth?

Moti për këtë fundjavë në vendin tonë do të mbajë i qëndrueshëm duke mos prishur planet për ata të cilët kanë menduar të udhëtojnë.

Sipas parashikimit të motilokal.com në Valbonë për ditën e shtunë do të mbajë mëngjesi i kthjellët, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -8 deri në 5 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndimit.

Të dielën paradite do të mbizotërojë pjesërisht me re, por pasdite pritet të kemi vranësira me reshje shiu në mbrëmje. Temperaturat do të luhatën nga 2 deri në 9 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndimit.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Theth do të mbajë mëngjesi me mot pothuajse të kthjellët, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin prej -7 deri në 3 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Dita e diele do të mbajë paradite pjesërisht me re, pasdite reshje shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 1 deri në 4 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të jugperëndimit./Motilokal.com