Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Rugovë, Brezovicë dhe Brod

Parashikimi i motit për këtë fundjavë në Rugovë, Brezovicë dhe Brod

Në fundjavë do të kemi mot me intervale më të gjata me diell, temperaturat në rritje. Ditëve të para të pranverës meteorologjike me mot të butë, kohëpaskohe me reshje shiu.

Ndërsa për ata që ka vendosur ta kalojnë fundjavë në bukuritë e Kosovës, atëherë së pari mësoni si do të jetë moti.

Parashikimi i moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë paraditja me mot pothuajse të kthjellët, ndërsa pasditja pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin prej -8 deri në 0 °C.

E diela do të nis me mot pjesërisht me re, në mesditë me vranësira dhe në mbrëmje me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej -2 deri në 4 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Ndërsa në Brezovicë do të mbajë paraditja mot të kthjellët, kurse mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin nga -8 deri në 3 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit.

Të dielën paraditja do të mbajë mot pjesërisht me re, ndërsa mesdita me vranësira. Temperaturat parashihet të luhatën prej -1 deri në 8 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit.

Ndërkaq në Sharr (Brod) për ditën e shtunë do të kemi në mëngjes mot i kthjellët, në mesditë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin prej -7 deri në 1 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veriut.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin prej -1 deri në 6 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të jugperëndimit. /Motilokal.com