Një histori interesante mbijetese dhe përballimi ka ndodhur këto ditë në Vermillion të Indianas.
Gjegjësisht, një dre që endej 12 ditë me një enë plastike në kokë u shpëtua. Zyra e Sherifit të Qarkut Vermillion në Indiana postoi në Facebook se dreri u pa për herë të parë me një enë plastike në kokë në mes të shkurtit, por autoritetet nuk ishin në gjendje të afroheshin sa duhet për të ndihmuar.
Dreri u gjet përsëri të enjten në mëngjes dhe oficerët vunë re se kafsha kishte arritur të bënte një çarje mjaftueshëm për të ngrënë dhe pirë.
Policia shkruante në njoftimin e saj se ia dolën të mbyllnin në qoshe drerin dhe i hoqën në mënyrë të sigurt plastikën nga koka.
/Motilokal.com
